Në një kasolle të vogël, dikur dhe diku larg Buzë detit jetonte një fis për mrekulli Ai, burrë për mburrje dhe një baba trim Ajo grua shëmbull dhe nënë si më e mirë Quni një diell që u bënte dritë, Shpatë që çante rrugë, një trim që s'njifte frikë Por një ditë papritur, ashtu legjenda thot Egërsira ra mbi breg, mori jetë dhe e la një lotë. Një djalë ngeli pa nënë, babanë s'e kishte gjetë Mori rrugë vetëmie, aspak s'e kishte lehtë Flitej që rritej për të qënë sa më i fortë Për një ditë që e priste vetëm ai në kte botë Një burrë ngeli pa gruan, për qunin humbi shpresë E mbante gjallë deshira që një ditë të kthehet n'breg Atëherë kurë egërsira nga deti do të vijë Dhe një herë të nxirte shpatën dhe priste me qetësi Hëna e re e shiut të tridhjetë Në breg takoi një të ri dhe një plak Të veshur në mburje dhe trimëri Në ditën e dhuruar për ta nga perenditë Nga ana tjetër deti që fshihte një errësirë Udhëtonte drejt bregut por jo pa pasur frikë E dinte se kte rradhë nuk do të jetë sikur gjithmonë Do jetë një ditë e madhe, për te do flitet Vonë e vonë Legjenda thot se edhe engjujt ishin dëshmitarë Të një lufte të madhe një luftë të paparë Ku hëna dhe dielli së bashku ishin në qiell Zjari, uji dhe era ishin në tokë Në fund të luftës ata e kuptuan Se ishin babë dhe birë, prandaj dhe e fituan Që nga ajo ditë edhe perenditë e thanë Se një baba dhe bir gjithmonë do të fitojnë...