Ja, ra mbrëmja. Ti s'je më. Ku ke shkuar? Unë s'e di. Ne u prishëm për hiçgjë, Edhe gjatë do mbajmë mëri. Do harrohen telefonat, Nëpër pellgje sytë do na thahen. Si prelud do bjerë nga qielli, Një dëborë... kristal i bardhë. Dhe kështu, gjersa një ditë, Të na thotë jeta ne: Harro! Do të mbesim anonim, Do të jemi ne përemra, Unë "Ai" dhe ti "Ajo". Mbi ne ra ndarja si një dëborë, Mbuloi gjithçka, puthjet dhe fjalët. Dhe vitet shkuan dalngadalë, Ujrat u ndotën, lumejtë u thanë. Por, qaraman, jo, s'do të bëhemi, Se na u thye ëndrra ty dhe mua. Ndonjë ditë nëpër botë, Sytë tanë kur të takohen, S'do të ketë urrejtje brenda Dhe kështu, gjersa një ditë, Të na thotë jeta ne: Harro! Do të mbesim anonim, Do të jemi ne përemra, Unë "Ai" dhe ti "Ajo". Do të mbesim anonim, Do të jemi ne përemra, Unë "Ai" dhe ti "Ajo" Unë "Ai" dhe ti "Ajo" Unë "Ai" dhe ti "Ajo".