Kishore Kumar Hits

Pirro Cako - Heret a Vone şarkı sözleri

Sanatçı: Pirro Cako

albüm: Heret a Vone


Me flokët e tu kur era loz, bëhem xheloz,
Parfumi që leshon, më deh, më turbullon...
Shtiza janë vështrimet e tua,
Finte e llastime për mua.
Ëndrra me sy hapur pafund nis e fantazoj:
Trupin tënd të brishtë femëror kur ledhatoj...
Ti me zigzaget e tua gracka me ngre,
Mister dhe djallëzi ke në shpirt, por magjike je...
Ndalem të puth hapat e tua,
Sa shumë të marroska një grua (!)
Vetëm qënia jote si rob më gjunjëzon,
Sytë nga unë ti do t'i kthesh, herët a vonë!
Ref.
Herët ose vonë, unë e di,
Ti në "kurth" do biesh,
Pre' nga dashuria...
Herët ose vonë, unë e di,
Ti do të "dorëzohesh".
Në një shtrat ne,
Etjen do ta shuajmë...
Herët ose vonë, unë e di,
Do të robërohesh,
Ti nga xhelozia...
Herët ose vonë, unë e di,
Ti do të jesh e imja!...
Ti me kapriciot e tua, sa më tundon,
Ajri që ti prek përreth... elektrizon...
Unë i humbur jam pa ty,
E humbur je dhe ti pa mua...
Fjalët i merr era, më kot veten mundon,
Kokën do ta vesh tek unë... herët a vonë!

Поcмотреть все песни артиста

Sanatçının diğer albümleri

Benzer Sanatçılar