Kishore Kumar Hits

Varrosi - Toni & Tini (Part 2) şarkı sözleri

Sanatçı: Varrosi

albüm: Toni & Tini (Part 2)


Toni edhe tini, u rriten bashk
Njoni ngeli mrapa tjetri doli jasht
Njoni jeten e shpejt, tjetri shum t'avasht
Po prap me shpresa se do bohen bashk
Toni doli jasht filloj tu bo lek shpejt
Filloj pun per nji bos, pika tu hek
Tini ngeli mrapa filloj pun kamarier
Me nji lokal t'lagjes bakshisha tu mbledh
Toni tu punu fort, tu rreziku jeten
Po gjithmon mendonte per shokum si ka vetem
Alo tini mos u merzit o vlla
Se shum shpejt angline ke me pa
Tini me zi tu prit me ik sa ma shpejt
Se lek per cigare nuk kishte n'xhep
Alo, toni si t'kam zemra vllait
Ma nis naj lek se jam nkokerr t'hallit
S'kam buk me honger esht tu m'ik truni
Jam merzit shum, spo m'zen as gjumi
Vec ke ti kam shpres, e di po t'bi nqaf
T'kam byrazer e jena rrit bashk
Cjan kto fjal i thot toni ntelefon
Ca kam une osht e jona a po kupton
Lek t'co vllai, pa pik problemi
Do ti coj ma von se jam n'pun per momentin
Per Tonin gjonat ndryshun
U bo bos i vetes, me puntor n'pun
E msoj lojen mir, u bo i avancum
Nuk hekte ma pika, me kile po lun
Me lidhje tforta anej ka Kolombia
Dora par e bukve tu prek miljona
Rrite vetem s'kishte pik besimi
Kishte ardh koha per premtimin e Tinit
Alo tini ngjo s'po boj kot
Bohu gati me ardh te vllai jot
Ke bileten gati shko n'aeroport
Mezi po pres me tpa, ja qifsha ropt
Tini mori rrugen gati me ik
Me taku shokun se ishte tu e prit
Sja kishte haberin ku ishte tu shku
E sa shpejt jeta kishte me i ndryshu
Pa problem Tini, e kaloi rrugen
Arriti n'Londer e ishte i lumtur
Toni e priti mir se erdhe vlla
Tani si jena bashk ska kush na nda
Po tinin, dicka e habiti
Toni nuk ju duk ashtu si e priti
O Ton, o vlla, m'fal qe po t'pyti
Po pse je vesh si puntor ndertimi?
Toni buzqeshi edhe i tha
Ktu jena me bo lek jo me ra n'sy vlla
Policia ndryshe, nuk ka hajgare
Nuk jan si n'Shiqipni si blehen me pare
Me men n'kry e me kom n'tok
Lek me bo e mos me shit pordh
Se menja e madhe se ka rrugen e gjat
Me pas kujdes se ky rast nuk vjen prap
Tini i shkathet, e msoj punen shpejt
24 ore vec me tonin tu nejt
Mori zonen e vet kilet tu i hek
Buket tu ik e leku tu ardh shpejt
Mallin ma t'mir ma t'lir se tjert
Puna e leht, kur ke per krejt
Toni me Tinin, bobat e venit
Lekun ma t'madh nuk e rrushin per tjerit
Krejt e dishin, sa fuqi kishin
Money is power, lek me thas vishin
Pa problem, vec drejto gishtin
Vec me lek, dritat ti fikshin
Toni me vizione qellime n'jet
Donte me pas familjen e vet
Me hap naj biznes, me bo lekun e paster
Kur t'shkote n'shpi me flejt rehat naten
Se jeta rruges nuk kishte jet
Pranaj punote fort dhe me kujdes
Nuk binte n'sy su perzinte me njerz
Emrin ja dishin po ftyra e zez
Boni lek plot donte me u kthy n'Shqipri
Po shifte kujt me ja shit pjesen e tlj
Kush e merr lidhjen me Kolumbin
Po hala s'ka fol me shokun e tij
Tini krejt ndryshe jetonte per sot
Lek pa fun, se rrunte fort
I harroi rregullat si i tha toni
Filloj tu jetu, tu bo jet bobi
To binte n'sy pordha e modhe
Tu honger mut tu fol naper kafe
Toni i tha na more n'qaf o vlla
Tini spat s'e ngjaoi ca tha
Tini s'e ngjove ca thash
Prej sot e tutje s'punojm mo bashk
M'vjen shum keq per kto qe t'i thash
Po ti s'do vllain, ti lek paske dash
Tini person tjeter s'e njifte mo veten
Leket, malli, ja prishen jeten
Tu harxhu me femna tu ble materiale
Ra nsy shum, dajt hyn n'valle
Tini vazhdote jeten luksoze
Cdo nat kalonte me lloj lloj goce
U nda nga Toni shum gjona harrote
Leket per mall, ska kush tja conte
Puntoret iken se s'i pagunte
U dojshin t'ri puna mos t'i humbte
E gjeti nji djal qe ishte n'hall
Ju deshin leket vec me nejt gjall
Flm shum si ma dhe shansin
Jom gati per pun, vec m'thuj kur je gati
Tini menje leht t'shtunen do flasim
Do cosh leket do marresh mallin
Tini tu pi, e kish shtru me viza
Tu prit puntorin, me shku te shpia
Papritur ju thy dera shpis
Mos leviz forcat e policise
Tini n'fugon dirket per rajon
Si i justifikon 400 mij pound
Edhe do kile, denimi i rond
T'erdhi fundi polici i thot
Tini buzqesh edhe i thot
Un jom puntor t'shkoi muni kot
Nese m'le t'lir un ti rris gradat
Ta jap bosin me ylla t'i mush shpatullat
Nese m'jep bosin per mu je i lir
Po po genjeve kurre nuk sheh drite
Qe ku osht kontrata vec firmose
Nese m'jep bosin liri per zotrote
Polici bo letrat, tini firmosi
Polici gati me dit kush o bosi
Tini tregon venin emrin e ka Toni
Ja dhe veni lekve tjeter gjo doni?
Prit pak mos u nxito
Derisa t'kapim tonin ti s'ke ku shko
Ke dhe i gjo tjeter t'vogel me bo
Merre n'telefon thuj hajde m'tako
Alo, Toni, m'fal o vlla
M'kishte verbu leku, s'isha tu pa
Kam bo gabim, tani e kuptova
Hajde m'tako se du me fol shum gjona
Toni syt me lot, ju bo qefi shum
Ke veni bardh hajde kur t'dush
Nese pra vlla, ka 7:30
M'ka marr malli, shum jam merzit
T'nesermen Toni tu prit padurim
Mendote se Tini ishte si n'fillim
S'ja kishte iden ca ishte tu ndodh
Tini shit vllain, hic pa u lodh
7:30 ndodh pabesia
Toni e hongri e rrethoi policia
Toni u habit nga kjo fatkeqsi
Kurr s'i shkoi menja te vllai tij
G3

Поcмотреть все песни артиста

Sanatçının diğer albümleri

TY

2023 · single

Benzer Sanatçılar