E di që ke më lyp një send që s'ke më gjet, Mirë ka më t'ra n'mend vetë kur ke më mbet, Po apet s'po ma ninë edhe pse malli më merr, U mësova prej teje mos më gabu tjera herë. Nashta krejt mund m'i pas ai që t'u ka rras, Dikush t'mbajti ngat e dikush po t'përplas, E di që nuk e don edhe pse me atë je, I di lot e tu e ato fjalë që bëjshin be. Tipi jot e don më gjet tjetër dikon, Që t'lënë del ku don e kjo punë s'i pengon, A thu a ka vlerë një send i pakuptimtë, Që t'shtinë më jetu gjithmonë si e dyshimtë. Kur t'merr malli për mu' sa herë që ëndërron, Dije që kjo ndarja u bëhë për fajin tënd, E nëse naj ditë edhe tjetri t'merzitë, Dije se të unë faji falet po s'përsëritet. Lamtumirë o dashuri lamtumirë të them unë sot, Atë që ti ma bërë mua zemra ime s'ta fal dot, Do t'mundohem ta harroj kohën që ne ishim bashkë, Ditet dhe pa ty kalojnë lamtumirë përgjithmonë. Lotin s'e qes për diçka që s'e vlen, Mu' s'ke më m'pas kurrë edhe nëse krejt botën e blen, Njëherë falet gabimi se për s'dyti s'i ka hije, Ndryshe je kanë po tash s'po t'bi n'fije. Komplet e paske rren çdo fjalë që e përmend, Prite një tjetër se kaloj ky tren, S'jam Ariani i vjetër që me atë e ke thy, S'ke nevoj më fol se çka po don më thënë e di. Sa herë që t'kujtona don me mu' m'u kanë, Që sa ka na shkon zemër vetë më ke thënë, E tash s'ka pendim se s'ka fund lakmia, E pëson këtë dënim kur t'kalon bukuria. S't'kam dashtë për një ditë për një muaj e një vjet, Po t'kam dashtë me zemër këta e din edhe vetë, E sa do që kam qejf unë me ty m'u çmall, Zemra s'po m'lënë se kjo kurrë s'ka më ta fal. Lamtumirë o dashuri lamtumirë të them unë sot, Atë që ti ma bërë mua zemra ime s'ta fal dot, Do t'mundohem ta harroj kohën që ne ishim bashkë, Ditet dhe pa ty kalojnë lamtumirë përgjithmonë.