Kishore Kumar Hits

Naser Berisha - A me kujton şarkı sözleri

Sanatçı: Naser Berisha

albüm: Epike


Koha iku na harroi
Mbeti veç kujtimi letër
Si ngahera të kërkoj
Me kitarë boem i vjetër
Para shkollës si dikur
Unë të pres e ti nuk vije
E pyes vetën si i marrë
Ndonjëherë në mend a t'bije
Ku më mbete bjondina ime
Që më ngjall prapë këto kujtime
Ndonjëherë të lutem a me kujton!
Ty të kisha yll rinie
Një dhuratë prej përendie
Dashuri e vjetër të kërkoj
Ku më mbete bjondina ime
Që më ngjall prapë këto kujtime
Ndonjëherë të lutem a me kujton!
Ty të kisha yll rinie
Një dhuratë prej përendie
Dashuri e vjetër të kërkoj
Gjumë nuk kam bie shi
Fotografi ti vetëm mbete
Jeta të mori larg të çoi
Nuk e di se ku më trete
Jam i vetëm si atëherë
Fati mua nuk më priu
Lumturinë që ne e kishim
Fatkeqësia e përbiu...
Ku më mbete bjondina ime
Që më ngjall prapë këto kujtime
Ndonjëherë të lutem a më kujton
Ty të kisha yll rinie
Një dhurat prej përendie
Dashuri e vjetër të kërkoj
Ku më mbete bjondina ime
Që më ngjall prapë këto kujtime
Ndonjëherë të lutem a me kujton!
Ty të kisha yll rinie
Një dhuratë prej përendie
Dashuri e vjetër të kërkoj
Ku më mbete bjondina ime
Që më ngjall prapë këto kujtime
Ndonjëherë të lutem a me kujton!
Ty të kisha yll rinie

Поcмотреть все песни артиста

Sanatçının diğer albümleri

Benzer Sanatçılar