Po shkoj për të mos u kthyer më Në këtë dhomë, në këtë shtrat Është letra ime e parë Të fundit fjalë Lexoje kur të mos jem më Që të kthehem s'ka të ngjarë Nuk shkruaj as të lutem Dhe as më fal Asgjë jo unë nuk po të lë, t'a mbash souvenir Shënimi mbi këtë tavolinë, porosi Merre e lexoje ti, rilexoje Në çdo rresht aty, jemi ne të dy Të dy Në shpirt më dhëmb Tek po shkoj Dëgjomë njëherë të them Për të fundit herë Nata u tretë Dhe ti vetë Edhe kjo ditë agoi Ky tregim sa mbaroi Do të zgjohesh ti me më shumë përtesë Ti pa mua çdo mëngjes Ekspresi, dy kafe Si gjithmonë